Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit në Itali Matteo Salvini e lidh përpjekjen për të vrarë ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara dhe kandidatin republikan Donald Trump me “tonet e dhunshme” të disa figurave të majta.

"Disa tone të dhunshme nga e majta rrezikojnë të armatosin duart e njerëzve me paqëndrueshmëri mendore," tha Salvini, kreu i partisë së krahut të djathtë Liga, përmes mediave sociale.
"Kjo ndodhi në SHBA, kishte ndodhur edhe në Itali kundër (Silvio) Berlusconit," shtoi ai, duke iu referuar dukshëm një sulmi në vitin 2009 ndaj ish-kryeministrit të ndjerë Italian, që mori trajtim mjekësor, pasi një protestues e goditi me një statujë gjatë një mitingu në Milano.
"Shpresoj që kjo të shërbejë (si një mësim) për ata që mbjellin fjalë urrejtjeje kundër të djathtëve, si ‘fashistë’, ‘racistë’. Kundër Trump-it, Bolsonaros, Ficos apo figurave të tjera”.



