Pasditen e sotme Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit proteston sot në Kukës, aty ku po zhvillon edhe peticionin për mbledhjen e firmave për rindërtimin e godinës ashtu siç ishte.
Aktori i njohur Neritan Liçaj ka deklaruar nga Kukësi se forca popullore do të triumfojë mbi arrogancën e pushtetit.
“Të dashur Shqipërinë kur e ka krijuar. Duhet dalë me e mbrojtur këtë vend sepse demokracinë e vërtetë e bëjnë shqipëtarët, duke mos duruar këtë lloj arrogance, është Shqipëria jonë dhe ajo nuk mbaron tek pragu i shtëpisë sonë. Duhet të tregojmë forcën tonë duke mposhtur frikën, gangsterizmin qeveritar që do bjeri përpara forcës qytetare. Besojmë në diçka përtej interesave tona personale.
Përfitojmë të gjithë ne, përfiton Shqipëria. Sa më tepër dalim aq më e pamposhtur bëhet kauza për demokracinë, çdo lloj pushteti, majtas e djathtas. Unë besoj se do ia dalim se e vërteta fiton, drita, e mira mbi gjithmonë mbi errësirën. Ky është mesazhi që do ta jap gjithë jetën sa të kem frymën. Dilni shqiptarë, dilni patriotë se forcën ne e kemi se jemi një popull i fortë dhe do e tregojmë deri në fund”, tha Liçaj.
16:17h-Turi për peticionin/ Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit sot protestë në Kukës
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit do të vijojë me turin e saj për mbledhjen e firmave për rindërtimin e Teatrit Kombëtar ashtu siç edhe ishte.
Sot në orën 17:00, ata do të mblidhen para Pallatit të Kulturës ”Hasan Prishtina” në Kukës dhe mbështetet nga dega e PD në Kukës ku do të kërkojnë ndihmën e qytetarëve për peticionin që kanë nisur.
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit prej shembjes së godinës ka zhvilluar 3 protesta në Tiranë, 2 në Durrës e Shkodër.
Synohet që të mblidhen firma nga qytetarë e artistë për rindërtimin e Teatrit Kombëtar aty ku ishte ashtu siç ishte.



