Lleshaj: Policia, institucioni më i besueshëm për qytetarët

Lleshaj: Policia, institucioni më i besueshëm për qytetarët

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, thotë se policia është institucioni më i besueshëm në Shqipëri. Gjatë fjalës së tij në përurimin e repartit të RENEA-s, Lleshaj tha se, megjithë besimin te ky institucion, policia është ende larg ambicieve për një polici moderne.

Policia është institucion themelor i shtetit shqiptar, i cili mban barrën e sigurisë. Ne jemi tek shifra 107 si shtet, komb dhe polici e shtetit shqiptar. Duhet të jemi mirënjohës për ata që shërbyen në polici nga periferia në qendër, punonjës, specialistë të të gjitha niveleve. Mirënjohje atyre që i dhanë jetën policisë. Shumë prej veteranëve i shpreh mirënjohje për shërbimin ndaj vendit. 107 vjet janë një frymëzim për të ardhmen dhe Policinë tonë. Nëse brezat ia dolën në kushtet e tyre, ne do t’ia dalim në kushte shumë më të përshtatshme. Policia kryeson institucionet më të besueshme, e dimë se jemi larg pritshmërisë dhe larg mundësive dhe ambicieve tona për polici moderne. E dimë mirë se ç’duhet të arrijmë. Me çfarë mjetesh dhe burimesh”, tha Lleshaj.

Ministri i Brendshëm shtoi se gjatë 2020-s, prioritet do të ketë Policia Rrugore. “ Policia Rrugore do të ketë në 2020 një vëmendje të gjerë dhe do të arrihet një siguri rrugore e lartë. Ky do të jetë viti i sigurisë rrugore. Gëzuar 107- vjetorin e Policisë shqiptare”, tha ai.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy