Reperi amerikan Killer Mike u arrestua mbrëmjen e djeshme pak pasi fitoi tre çmime Grammy.
Zëdhënësi i policisë së Los Anxhelosit, Mike Lopez tha për Associated Press se ndalimi ishte në lidhje me një grindje brenda Crypto.com Arena ku u mbajt ceremonia.
Mediat e huaja raportojnë se Mike u lirua pas disa orësh dhe se do të dalë para gjykatës në fund të këtij muaji.
Kënga e tij Scientists & Engineers, me André 3000, Future dhe Eryn Allen Kane, fitoi çmime për këngën më të mirë rap dhe performancën më të mirë rap.



