Dalin imazhet satelitore nga ura e shkatërruar e Krimesë, Rusia rrit sigurinë pas shpërthimit

Dalin imazhet satelitore nga ura e shkatërruar e Krimesë, Rusia rrit sigurinë pas shpërthimit

Rusia rriti sigurinë në urën e saj të vetme drejt Krimesë pasi një shpërthim i madh shkatërroi pjesë të saj të shtunën.

Presidenti Vladimir Putin ka urdhëruar tani Shërbimin Federal të Sigurisë të vendit (FSB) të mbikëqyrë urën kyç me gadishullin e pushtuar. 

Ura është gjithashtu një simbol kryesor i aneksimit rus të Krimesë në vitin 2014.

Si pasojë e shpërthimit mbetën të vrarë tre persona, bënë me dije hetuesit rusë. Zyrtarët thanë se puna për rregullimin e pjesëve të dëmtuara do të fillojë menjëherë.

E konsideruar nga mediat ruse si "ndërtimi i shekullit", ura ka qenë vendimtare për Rusinë për lëvizjen e pajisjeve ushtarake, municionit dhe trupave në Ukrainën jugore.

Imazhet e reja satelitore të publikuara të shtunën treguan tym dhe zjarr pranë zonave të shembura të urës, e cila u ndërtua me shumë bujë katër vjet pasi Moska aneksoi Krimenë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy