Në studion e MCN Informacion, tre avokatët Baftjar Rusi, Roland Islami dhe Ndue Pjetra diskutuan mbi rolin e noterëve në aktivitete të paligjshme si pastrimi i parave. Avokati Rusi tha se problemi është i sistemit që ka lënë hapësira. Avokati Islami tha se gjithçka nis te korrupsioni në institucionet shtetërore. Ndërsa avokati Ndue Pjetra u shpreh se noterët janë njerëz që sot vjedhin me ligj.
BAFTJAR RUSI - AVOKAT
Noterët janë produkt i sistemit.
Kemi të bëjmë me element që vijnë nga krimi i organizuar. Nëse shkojmë te burimet e këtyre parave, me 200 milion ti ndërton kulla 20 katëshe.
Ne që i kemi këto para do të bëjmë kontrata me 300-400 euro, kur kostoja e ndërtimit mund të jetë disafish më e madhe.
Kulla Kastrati, çmimi më i lirë është 5 mijë euro. Nëse unë këto 200 mijë euro i bëj 20 milionë euro do të thotë që shteti e ka lejuar vetë pastrimin e parave.
Ligji nuk ka parashikuar që noteri të verifikojë burimet. Më bën mua pronar. Këtu ka një problem të madh. Unë kam parë akte noteriale që i jep 50 mijë euro për transplant veshkash. Shteti nuk ka vendosur filtër. Edhe ne po të ishim noterë do të kërkonim të bëheshim të pasur brenda ligjit. Noteri nuk e ka detyrimin që të kontrollojë burimet, pra ligji ka lënë hapësirë.
ROLAND ISLAMI – AVOKAT
Noteri ka detyrim që në rast se dyshon të sinjalizojë te AIF.
Problemi qëndron te ministri dhe drejtoria përkatëse. Ka inspektorë që bëjnë inspektime dhe vetëm vënë gjoba.
Unë kam bërë kallëzim penal për tre noterë që nuk kanë zbatuar ligjin.
Problemi është te insitucionet që nuk merren me noterin. Ku do t’i marrin paratë ata? Problemi nis te korrupsioni.
Është bërë një tender 4 miliardë dhe sistemi nuk funksionon. Në prokurorinë e Tiranës janë dy procedime të filluara. Problem nuk është çështja që në Shqipëri nuk ka ligje. Këtu mungon ndërgjegjja demokratike.
NDUE PJETRA – AVOKAT
Vendi ku qarkullon paraja është para noterit. Jo vetëm që bëjnë veprime për pastrimin e parave, por edhe ndihmojnë të tjerët. Noterët janë përbindësha sot, janë njerëz që vjedhin me ligj. 189 noterë ka e gjithë Shqipëria sot. 40 noterë janë zëvendësues. 18 mijë avokatë janë sot të licencuar. Pra, punën e këtyre e bëjnë noterët.
Askush në Shqipëri nuk e di sa është xhiroja noteriale në vend. Ligji noterial është bërë që noterët të vjedhin. Nëse do të takosh një noter në BE, duhet një muaj para të bësh rezervim.
Ka noterë të saktë, që u heqim kapelen. Noterët nuk kanë pse mbajnë përgjegjësi sepse nuk është qeveria në rregull.



