Dëmet nga tërmeti/ Basha në Laç: Qytetarët nevojë urgjente për ushqime dhe strehim

Dëmet nga tërmeti/ Basha në Laç: Qytetarët nevojë urgjente për ushqime dhe strehim

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka bërë edhe njëherë thirrje për ndihmë për qytetarët e Laçit, të cilët janë dëmtuar rëndë nga tërmeti i fortë që goditi vendin, ndërsa prej ditësh tashmë flenë jashtë.

Në facebook, Basha shkruan se banorët nuk kanë asnjë qartësi nëse mund të futen apo jo në banesat e tyre dhe se ende nuk i është dhënë zgjidhje për strehim.

 “Duhet një reagim i menjëhershëm për ti ardhur në ndihmë këtyre familjeve që përveç traumës se shkatërrimit të gjithçka që kishin, janë dhe pa asnjë ndihmë e përkrahje”, shkruan mes të tjerash Basha.

Posti i i plotë i Bashës:

Banorët e Laçit, ndihen të braktisur dhe të pasigurtë, kanë nevojë urgjente për ushqime dhe strehim.

U riktheva sot në Laç për të parë gjendjen. Qindra qytetarë të dëmtuar nga tërmeti më thanë se  prej pesë ditësh po i kalojnë netët jashtë, dhe po vuajnë një situatë të rëndë humanitare.

Banorët nuk kanë asnjë qartësi nëse mund të përdorin banesat të cilat duken të dëmtuara rëndë. Shumë prej tyre thanë se nuk ju është dhënë zgjidhje për strehim, megjithëse banesat e tyre janë të pabanueshme tashmë. Prej ditësh askush nuk ka shkuar të shohë gjendjen ku ndodhen dhe dëmtimet që kanë në banesa. Gjithashtu ata thonë se nuk u është ofruar asnjë lloj ndihme tjetër në ushqime dhe rroba, gjë që e bën situatën shumë të rëndë për këto familje.

Duhet një reagim i menjëhershëm për ti ardhur në ndihmë këtyre familjeve që perveç traumës se shkatërrimit të gjithçka që kishin, janë dhe pa asnjë ndihmë e përkrahje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy