Kurti nga Berlini: Mbështetja e Gjermanisë, kyçe për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Kurti nga Berlini: Mbështetja e Gjermanisë, kyçe për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Mbështetja e Gjermanisë është kyçe për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës, deklaroi kryeministri Albin Kurti gjatë një takimi me kryediplomaten gjermane Annalena Baerbock.

Kurti mbylli një vizitë në Berlin ku ndër të tjera u fol për procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Në lidhje me këtë të fundit, kryeministri e njoftoi ministren Baerbock me suksesin e ankandit të parë diellor prej 100 MW, dhe për përgatitjet që po bëhen për ankandin e radhës me energji të erës prej 150 MW. Më tej, kryeministri Kurti falënderoi shtetin gjerman për ndihmën e madhe vit pas viti, rolin aktiv në zhvillimin dhe përparimin e Republikës së Kosovës dhe për partneritet të afërt. Ai shprehu mirënjohje për përkrahjen e Gjermanisë për kandidaturën e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe theksoi rëndësinë kyçe të mbështetjes së qeverisë gjermane deri në anëtarësimin e plotë”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy