
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha teksa foli edhe për largimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nano, e lidhi këtë fakt edhe kontejnerin e drogës.
Sipas tij atë nuk mund ta hiqte kurr askush tjetër përveç Edi Ramës.
Ndër të tjera Berisha akuzoi Ardi Veliun se paguhej 30 mijë euro në muaj nga Ervis Martinaj.
Nuk kam ndonjë respekt për Gledis Nanon se u zgjodh mbi kritere politike, por largimi i tij ishte politik, se u shkeli në kallo.
Thuhet se largimi i tij ka lidhje me kontejnerin që u la pesë javë në port derisa u vodh e gjithë kokaina. Kjo e tërboi Edi Ramën.
Thuhet se ky takoi Jetmir Ladën, i cili ndër të tjera i tha se Ardi Veliu paguhej 30 mijë euro në muaj nga Ervis Martini.
E sigurt është që fillimi është brenda familjes Rama.
Atë nuk mund ta hiqte asnjë njeri tjetër përveç kryeministrit. Ministri nuk e heq dot.
Kështu ky u hoq për afera të Edi Ramës. Po pse, për Ardi Veliun e hoqi ai? E ka hequr për veten e tij, për familjen e tij.
Berisha tha më tej se Edi Rama, i ktheu bastet fill pas zhdukjes së Ervis Martinajt, duke e bërë mbret të basteve, Olsi Ramën.
Dy persona kanë qenë të njohura në industrinë e basteve, Ervis Martinaj.
Ai, askush nuk merr vesh të vërtetën, por e vërteta është se fill pas zhdukjes, eliminimit apo largimit të tij, bastet u rikthyen për t’i marrë Olsi Rama.
Ai ka qenë njeriu në hije i basteve. Këto nuk janë pa lidhje me njëra-tjetrën.
Prandaj lëvizjet e fundit të tij janë grusht shteti i pjesshëm. Ato janë institucione shumë të rëndësishme, policia, SHISH apo pastrimi i parave.
Sot mbreti i basteve bëhet Olsi Rama legalisht. Unë nuk jam për industrinë e mëkateve dhe bixhozit, jam penduar që janë lejuar gjatë qeverisjes sime dhe nuk do lejohen, sepse janë burim fatkeqësish.
Tani ky i legalizon, ky që nuk tha gjë për to. Masivisht thuhet se vëllai i tij është mbrapa.



