
Banorët e Bërxullës kanë protestuar në kundërshtim me ndërtimin e rrugës Thumanë-Kashar duke kërkuar dëmshpërblim me vlerën e tregut për prishjen e banesave.
Lidhur me këtë, në studion e lajmeve në MCN TV kryeplaku i fshatit Bërxullë, njëherësh dhe organizator i protestës, Muharrem Koni deklaroi se aktualisht nuk është paraqitur asnjë projekt për rrugën.
Ai tha se nuk është bërë asnjë konsultim publ;ik me banorët dhe se shteti nuk shpenzon për këtë rrugë, pasi është investim i firmës.
Nga segmenti Thumanë- Kashar preket një sipërfaqe 2.2 km gjatësi dhe rreth 30 ha tokë dhe 20 banesa. Këto i kemi marrë vesh kur firma që u shpall fituese Gener 2 ka ardhur duke vendosur piketa për këtë segment rrugor. Kemi disa vite që dëgjojmë për zhvillimin e rrugës, por është një projekt që zhvillohet komplet në toka bujqësore, prona të fshatarëve që janë autoktonë aty. Sot që ne ngrihemi në këtë protestë është mosdakordësia me institucionet që kanë publikuar çmimin me një vlerë qesharake, ndërkohë çmimi tregut është 85 euro metri katrorë.
Lidhur me kërkesat e tyre, Koni tha se për të gjithë opinionin dhe instancat nuk është paraqitur as njëlloj projekti se si do zhvillohet kjo rrugë. Sipas tij, shteti u merr tokat pronarëve të vërtetë dhe ja jep firmës fituese që të pasurohet.
E para është konsultimi publik, ndërsa ministria e infrastrukturës mashtron në mënyrë të hapur. Nuk është paraqitur asnjë projekt për rrugë, kam kërkuar planin e zhvillimit dhe më kanë thënë se nuk kemi një projekt. Ministria e infrastrukturës del dhe thotë se kemi bërë konsultim publik, ku është bërë kjo, s’ka asnjë lloj dijeni nga ne që jemi përfaqësues, jo më banorët. Ne sot gjendemi përpara faktit se firma që ka përfituar tenderin, është koncesion i pastër, 100% investim i firmës, shteti nuk nuk shpezon asgjë. Firma fituese e shfrytëzon për 35 vjet tokat tona dhe pastaj i kalon shtetit. Sot shteti në 2022 i merr tokën pronarit që e ka me certifikatë dhe ja kalon një subjekti për të ushtruar aktivitetin e tij privat dhe për tu pasuruar. Firma s’ka asnjë lloj komunikimi me palët të paraqitur zyrtarisht ku çdo projekt që zhvillohet të jetë e pasqyruar. S’ ka akoma leje, kjo është njësoj si një hajdut të vjedhë banesën dhe denoncimi të mos merret për bazë.
Joni bëri të ditur se nga ky projekt preken 20 banesa, ndërsa shtoi se nëse nuk gjendet një dakordësi mes palëve, nga nesër banorët do të përshkallëzojnë protesta.
Projekti nuk duhet të zhvillohet pa dakordësinë tonë. Aktualisht preken rreth 20 banesa, mirëpo në këto 20 banesa, shteti, na thotë se s’ka negociatë për çmimin e tokës, ndërsa për banesën s’ka sepse duhet të shkojmë në hipotekë për të parë se sa është shitur në 3 muajt e fundit. Shteti ka 1 muaj që ne i kërkojmë llogari dhe ata nuk na japin asnjë lloj zgjidhje. Kemi shkuar në bashki, hallka e parë që na mbulon dhe ajo nuk merr asgjë përsipër. Nëse nuk gjendet një zgjidhje, nga nesër protesta do të jetë e vazhdueshme dhe të gjitha aq sa fuqi kam unë do të jenë paqësore, por me masa më të forta sepse deri sot rreth 1 muaj asnjë institucion nuk vjen të japë një përgjigje, do përshkallëzojmë protestat.



