Vetëvrasjet, studimi zbulon ndikimin që ka pasqyrimi i tyre në media

Vetëvrasjet, studimi zbulon ndikimin që ka pasqyrimi i tyre në media

Pasqyrimi që mediat i bënë lajmit të vetëvrasjes së aktorit Robin Williams, mund të ketë ndikuar në rritjen me 10% të numrit të vetëvrasjeve. Statistikat tregojnë se në katër muajt që pasuan pas vdekjes së aktorit, në SHBA u regjistruan 18 690 raste vetëvrasjesh, një numër ky më i madh krahasuar me 16 894 që ishte trendi i zakonshëm për atë periudhë të vitit.

“Kur krahason të dhënat, nuk ke nevojë për statistika të tjera për të kuptuar se diçka ka ndodhur”, thotë autori i studimit të botuar në revistën “Plos One”, në lidhje me këtë çështje.

Studimi është i pari që përqendrohet në impaktin që mund të kenë vetëvrasjet e njerëzve të famshëm te njerëzit. Studimi nuk provon se vdekja e Williams-it dhe mbulimi që iu bë ngjarjes në mediat tradicionale dhe ato sociale ka ndikuar në rritjen e vetëvrasjeve, por një numër faktesh sugjerojnë se ngjarja ka luajtur një rol të pjesshëm.

Kjo shihet te rritja e viktimave në moshën 30-44 vjeç, një fashë demografike e afërt me atë të aktorit si edhe mënyra e vetëvrasjes (vetëvarje).

Studimi nuk analizon se si mbulimi që i është bërë lajmit nga mediat ka ndikuar në shifrat e vetëvrasjeve, por në të thuhet se numri i pafund i lajmeve për ngjarjen e ka nxitur fenomenin. Shumë media nuk i zbatuan udhëzimet e Ogranizatës Botërore të Shëndetësisë për raportimin e ngjarjeve të kësaj natyre. Disa prej tyre publikuan detaje për vdekjen e aktorit, ndërsa të tjera spekuluan në lidhje me shkaqet e vetëvrasjes.

Disa studime kanë treguar se kur publikimet bëhen në bazë të këtyre udhëzimeve, duke shmangur të kthyerit e ngjarjes në sensacion dhe duke u fokusuar në shenjat që ndihmojnë në parandalimin e vetëvrasjes, kopjimi i tyre mund të minimizohet. Studimi lë të kuptohet se media luan një rol të rëndësishëm në menaxhimin e opinionit pas tragjedisë.  / Përgatiti: Gazmira Sokoli / 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy