“Mjerë BE-ja ku Kroacia ka fjalën kryesore”

“Mjerë BE-ja ku Kroacia ka fjalën kryesore”

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, duke sqaruar para medieve serbe moshapjen e Kapitullit 26, që ka të bëjë me arsimin e kulturën, ka zbrazur vrer kundër Kroacisë, duke mallkuar edhe Bashkimin e Europian “ku fjalën kryesore e ka Kroacia”.

“Mjerë BE-ja ku Kroacia e ka fjalën kryesore”, është shprehur Daçiç, transmeton Koha.net.

“Nuk mund ta besoj se si një BE e fuqishme nuk mund të ndikojë në Kroacinë dhe Bullgarinë sa i përket Kapitullit 26. Vlerat e BE-së shkelën çdo ditë në Kroaci, por të presim...” , ka thënë Daçiç në TV publik të Serbisë, RTS.

“Nuk bëhet më fjalë për veprimet një qeverie të caktuar por për një atmosferë antiserbe. As kjo Qeveri i Kroacisë nuk e ka ndryshuar kursin e tillë ndaj Serbisë. Edhe Bullgaria kishte rezerva të caktuara rreth Kapitullit 26, por është lehtë që në Kushtetutë të shkruarsh se nuk ke pakica kombëtare, siç ka bërë Bullgaria, e pastaj flet për pakicën e vet në Serbi”, ka thënë Daçiç.

Siç është shprehur ministri i Jashtëm serb “BE duhet të ketë kujdes rreth asaj që e bën tërheqëse” si dhe që ta di se Beogradi me gjithë përcaktimet e veta eurointegrues asnjëherë nuk do të krijojë nga Serbia “shtet antirus”.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy