Bastet online, Soko: Sjell 70 mln € në buxhet, po paguhet që të mos zbatohet ligji (VIDEO)

Bastet online, Soko: Sjell 70 mln € në buxhet, po paguhet që të mos zbatohet ligji (VIDEO)

Pavarësisht se është miratuar nga Parlamenti që në shkurt, ligji për bastet online nuk është ende i zbatueshëm. Eksperti i ekonomisë, Pano Soko, thotë se zbatimi i ligjit po pengohet nga presioni që ushtrojnë individë të përfshirë në këtë aktivitet në mënyrë të paligjshme. Soko tha se zbatimi i këtij ligji do të sillte në buxhetin e shtetit 70 milionë euro në vit.

E gjithë struktura e ngarkuar për të implementuar në terren ligjin për bastet bllokohet me dashje nga individë brenda strukturave që kanë interes që ky ligj të mos vihet në funksion. Forma si mund të organizohet veprimtaria e basteve mund të ketë një mbikëqyrje shtetërore.

Ky është debat i tejkaluar, Parlamenti e ka miratuar ligjin. Po pse nuk zbatohet ai. Ligji nuk zbatohet sepse presionet financiare, paratë që paguhen nga njerëz që operojnë në të zezë me bastet janë ato që e pengojnë ligjin të ecë përpara. Procesi po ha kohë saqë nuk ka njeri në Shqipëri që nuk e kupton që këtu po paguhen shumë lekë që ai të zvarritet. Po bëhet me dashje. Këta persona që operojnë në tregun e paligjshëm të basteve ne i shohim të dalin te kronikat. Aty i shohim herë pas here sepse kanë lidhje me industrinë e paligjshme të basteve. Ata paguajnë strukturat përgjegjëse për zvarritjen e zbatimit të ligjit.

Në buxhetin e shtetit parashikohej që impakti të ishte 70 milionë euro. Këto para mungojnë sot në buxhet sepse këta njerëzit që punojnë me bastet në të zezë paguajnë që ligji të mos zbatohet.

Soko tha se ndërtimi i një infrastrukture të ligjshme do të kontribuojë dukshëm në buxhetin e shtetit, duke e pastruar këtë industri nga pjesa e paligjshme.

Duhet bërë atraktiv në mënyrë që ai që luan, të ikë nga e paligjshmja dhe të vijë te e ligjshmja. Bastet kërkojnë cash. Likuiditet. Është shumë e vështirë të akumulosh cash në biznes. Ti rritesh në biznes, por lekun nuk e sheh me sy. Kush e ka cash-in sot? Disa gjëra jo të ligjshme. Fillimisht duhet të kuptojmë që duhet t’i vëmë në punë bastet, në mënyrë që të pastrojmë pjesën e paligjshme.

Sipas Sokos, kryeministrit Rama nuk i intereson në këtë moment futja e këtij aktiviteti në shinat e ligjit.

Unë e shoh Ramën në krahun e kundërt të ligjit. Sepse ka një fushatë elektorale para dhe krahu i armatosur i tij, që përbëhet nga grupet kriminale, e sheh pjesën e paligjshme të basteve si një furnitor të mirë me cash. Ndaj e shoh Ramën në këtë anë. Licencimi është njëfarë ekspozimi. Disa duan ta shmangin sa të mundet. Është një kokëçarje të futesh dhe ta ekspozosh aktivitetin tënd duke u futur në treg në mënyrë të ligjshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy