Pesë persona kanë humbur jetën pasi një balonë me ajër të nxehtë u përplas me një shtyllë elektrike në Neë Mexico mëngjesin e kësaj të shtune.
Shporta me të cilin po udhëtonin 5 personat u shkëput nga balona dhe u përplas.
Balona goditi linjën e energjisë elektrike pas orës 07:00 të kësaj të shtunë, tha zëdhënësi i policisë Gilbert Gallegos.
Dy burra, dy gra dhe drejtuesi i balonës nuk mundën t’i mbijetonin plagëve të marra duke ndërruar jetë.
Administrata Federale e Aviacionit (FAA) tha se shporta ra rreth 100ft dhe u përplas në një rrugë përpara se të digjej.
Ndërkohë shkaku i aksidentit po hetohet nga FAA dhe Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit, ndërsa kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që një balon bie.
Në vitin 2016 një balonë ra në Teksas duke shkaktuar 16 të vdekur.



