Analisti Anton Panchev në një lidhje skype me studion e lajmeve në MCN TV ka komentuar lidhur me kërkesën për dorëheqje të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut në këmbim të ndryshimeve kushtetuese.

Ai tha se situata në Maqedoninë e Veriut është shumë e tensionuar sepse atje veprojnë në mënyrë jo racionale ndaj bullgarëve shqiptarëve sepse sipas tij Serbia ka inskenuar si urrejtje raciste që pengon zhvillimin e Maqedonisë.

Panchev theksoi se Bullgaria është duke kërkuar thjeshtë të drejtat e bullgarëve në Ballkan, ndërsa theksoi se BE mendon se lëshime mund të tërheqë Serbinë në Evropë.

Situata në Maqedoninë e Veriut është shumë e tensionuar sepse atje veprojnë në mënyrë jo racionale ndaj bullgarëve shqiptarëve sepse Serbia ka inskenuar si urrejtje raciste që pengon zhvillimin e Maqedonisë, zhvillimin evropian dhe s’mund të ketë zhvillime pozitive, ka shumë presion nga SHBA dhe BE dhe kanë bërë shumë përpjekje zyrtarë të lartë të Bashkimit evropianë që të kalojnë përmes kuvendit ndryshimet kushtetuese, por opozita nuk lëshon pe dhe nuk pajtohet me integrimet sepse pas Serbisë qëndron Rusia sigurisht.

Në vijim ai shtoi se në plan të parë në politikën bullgare janë të drejtat e bullgarëve në vendet e Ballkanit.

Bullgaria nuk kërkon asgjë më shumë se respektimi i ligjeve kushtetuese dhe kërkesat e komunitetit bullgar për përfshirjen, zyrtarizmin e njohjes së pakicës bullgare në Shqipëri, ishte në të vërtetë në pajtim të plotë me kushtetutën me ligjet e Shqipërisë. Sofje zyrtare përdor të gjithë instrumentet legjitime në BE për të mbrojtur komunitetin bullgar në Maqedoninë e Veriut. Në Shkup me ndihmën e Serbisë e kanë shtypur komunitetin bullgar.

Duhet të themi se në Bruksel nuk e kuptojnë thelbin e problemit dhe ata e përdorin këtë dhe mendojnë se me lëshime të shumta mund të tërheqin Serbinë dhe Maqedoninë në rrugën e integrimeve, por që është një gabim. Në Bruksel duket se kuptojnë se përdorin shkopin dhe jo rrotën. Nëse do bëhet presion në Beograd shumë probleme mund të zgjidhen më lehtë. Është e qartë, kërkesat e komunitetit bullgar në Shkup duhet të veprojnë për komunitetin bullgar.