Politologu Ilir Kalemaj për draftin për asociacionin në Veri të Kosovës nga Kryeministri Edi Rama përmend dy skenarë të mundshëm. Nga studio e MCN Live, deklaroi se skenari i parë është që Ramës i është dhënë ky draft nga ndërkombëtarët, për ta propozuar ai, gjë që e cilësoi si skenar optimist, por që nuk e beson. Si skenar të dytë Kalemaj tha se propozimi për asociacionin mund të jetë bërë nga vetë Rama për të qenë faktor me peshë, me ndikim te aleatët. “Draftet duhet të jenë në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Fakti që zoti Kurti nuk e ka propozuar deri tani draftin, unë e cilësoj si përtaci politike në rastin më të mirë. Ty të kërkohet një draft asociacioni në përputhje me vendimin e Kushtetueses dhe zoti Kurti dhe kushdo Kurt tjetër në botë i respekton marrëveshjet dhe traktatet. Pa normalizimin e marrëdhënieve nuk mund të ketë përparim. Ne nuk duam konfrontim me SHBA, BE, nuk duam të dalim jashtë proceseve të dialogut. Kurti reziston ndoshta për llogari elektorale. Ndoshta duke kaluar në zgjedhje të parakohshme, humb qeverinë, por ruan reputacionin.”



