‘Skavica’, Ceko: Duhet parë mundësia e një centrali bërthamor, shqiptarët ujin dhe energjinë duhet ta kishin falas

‘Skavica’, Ceko: Duhet parë mundësia e një centrali bërthamor, shqiptarët ujin dhe energjinë duhet ta kishin falas

Nga Dibra, kryetari i PD Sali Berisha akuzoi pak ditë më parë kryeministrin Rama se po vë në zbatim një projekt të ish-diktatorit Enver Hoxha. Sipas tij ndërtimi i hidrocentralit të Skavicës synon zhvendosjen e 40 fshatrave në Dibër dhe përmbytjen e mijëra hektarëve tokë bujqësore.

Lidhur me këtë projekt në studion e lajmeve në MCN TV eksperti i ekonomisë, Enriko Ceko deklaroi se do duhen 10 miliard euro për të dëmshpërblyer familjet e prekura, ndërsa theksoi se ndërtimi i këtij hidrocentrali shkakton dëme të mëdha në bujqësi.

Kam pasur fatin të punoja në atë zonë kur ekspeditat e para po kërkonin mundësitë për ndërtimin e një hidrocentrali atje dhe duhet të themi se e vërteta që ai hidrocentral nëse do ndërtohej ato kohë ishte planifikuar për një konflikt të mundshëm territorial. Megjithatë llogaritë e asaj kohe nuk ishin të bëra me mend në kokë sepse pretendohej për një hidrocentral të madh që do përmbyste mijëra hektarë tokë bujqësore. Dhe tani që është më i vogël mund të dëmtohen minimalisht 60 hektarë tokë bujqësore. Të dëmtosh dhe të lëvizësh 16 mijë familje përveç se afërsisht 200 mln euro që duhen për ndërtimin duhen 10 miliard euro për dëmshpërblimin e familjeve, por ka dhe rrezik për ekonominë shqiptare. Kur realizojmë prodhimin bujqësor kemi sezonin e hershëm, atë të fushës dhe kemi sezonin e perimeve të vona e cila është vjen kryesisht nga Kukësi, Dibra, pra t’ja marrësh kësaj zone 60  mijë hektar tokë do të thotë se në këtë periudhë do të thotë që çmimet e perimeve vendase në vendin tonë të rriten gati 15-20%.

I pyetur nëse ka një projekt tjetër alternativë që mund t’i përmbushte këto kushte dhe të shkaktonte më pak dëme, Ceko tha se qeveria e ka një tjetër projekt që mund të zëvendësojë Skavicën. Sipas tij problemi qëndron ën faktin se në gjithë këto vite qeveria se ka dëgjuar ndonjëherë zërin e qytetarëve.

Të mendosh që të bësh një hidrocentral për një territor që kemi ne është pak gjë e pamenduar mirë kur ka dhe alternativa të tjera. Kjo qeveri ka një projekt aty në arkiva, që ja kam lënë unë para 20 vitesh që i gjithë uji që vjen nga kaskadat e Drinit, natën të kthehet mbrapsht sepse sot ka teknologji që e kthejnë mbrapsht dhe të çosh ujin mbrapsht natën dhe kjo është me kosto më të ulët. Ka teknologji që çojnë ujin mbrapsht dhe kjo ka më pak kosto. Nuk duhet anashkaluar fakti që lumenjtë në Shqipëri gjatë verës nuk kanë ujë, prandaj duhet vlerësuar lartësia mbi nivelin e detit dhe jo gjerësia e lumenjve. Prandaj zgjidhja më e mirë është kthimi i ujit gjatë natës mbrapsht. Qeveria në këto vite se ka dëgjuar zërin e qytetarit sepse në një qeveri normale shqiptarët energjinë dhe ujin në rubineta duhet ta kishin pa lekë. Prandaj duhet të shohim alternativa të tjera, ndoshta duhet të shohim dhe centralin bërthamor, i cili kushton minimalisht 4 mld euro por që i kthehen brenda 6 muajve.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy