I përgjysmohet dënimi autorit të masakrës së Krushës

I përgjysmohet dënimi autorit të masakrës së Krushës

Gjykata e Apelit në Prizren ka vendosur t’i përgjysmojë dënimin Darko Tasiç, i akuzuar për krime lufte në Krushë të Vogël.

Nga 22 vjet që ishte dënuar në muajin qershor, Tasiç do të vuajë një dënim prej vetëm 11 vitesh, çka ka bërë që familjarët e viktimave të shkaktuara nga ai, të protestojnë kundër vendimit.

Gjatë shpalljes së vendimit, kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, ka thënë se nuk ka prova se Darko Tasiç ka qenë vrasës.

Ai ka ftuar familjarët nga Krusha e Madhe dhe e Vogël që të hyjnë brenda për të biseduar rreth vendimit të Apelit, por ata s’kanë pranuar.

Njëri prej banorëve, tha se në protestën e radhës do ta djegin gjykatën, pasi nuk e njohin.

Më 22 qershor të këtij viti, Tasiç është shpallur fajtor për krime lufte ndaj popullatës civile në vitin 1999 në Krushë të Vogël të Prizrenit.

Ai është shpallur fajtor për përdhosjen e trupave të pajetë të personave të paidentifikuar, duke i djegur ata dhe duke i hedhur në Lumin Drin.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy