
Të qenit fëmijë me aftësi ndryshe nuk të pengon të jesh i aftë për të mësuar dhe studiuar.
Këtë e dëshmon 14 vjeçari Jamabër Hoxha, i cili për programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, thotë se ka mësuar shkrim-lexim që në moshën 3 vjeç dhe tashmë është para adhuruesit të fjalës së shkruar me dy libra të botuar dhe me dhjetëra poezi të krijuara nga ai.
Unë kam që 4 vjeç që dal në Tv, tani jam 14 vjeç, dhe e kam si hobi, dhe kam dëshirë që të jem si gazetar lajmesh dhe moderator.
Unë njoh anglishten dhe frëngjishten që i studiojë dhe i flas.
Nuk ka qenë e vështirë të dal dhe tu them prindërve të tjerë edhe pse jam me spektrin autik, unë për veten time kam mësuar se dhe mund të lexoj shumë libra dhe gjithashtu unë botuar dy libra dhe kam shkruar poezi. Librat e mi janë “Auvernamon” dhe “Djaloshi autik”, libri i parë në gjuhën time fantastike ‘botërishte’ do të thotë “lulëkuqja”.
Emocionet e mia kur i kisha, nisa ti shprehja me fjale, dhe i shkruaja edhe në poezi. Kam filluar të shkruaj që në moshën 5 vjeçare.
Unë kam mësuar të shkruaj nga mosha 3 vjeç, ka nisur të shkruaj shumë mirë.
Jamarbëri shpjegon se si e njeh ai botën e tij prej autizmi.
Ai thotë se është emocion dhe aftësi ndryshe nga të tjerët.
Unë mund të ua shpjegoj se si është bota e një fëmije me spektrin autik. Do të thotë emocion, shqetësim i pashprehur, vërdallosje dhe mbi të gjitha një aftësi ndryshe nga të tjerët
Unë u kam thënë prindërve që unë dua të mposht autizmin dhe të jem një njeri normal. Unë këtë ë bëj duke bërë detyra dhe që mund të arrij duke shprehur emocionet me fjalë.
Unë u jap fëmijëve autik këshilla që duhet ti shprehin emocionet e tyre me fjale, të sillen mirë dhe të shkruajnë poezi.
Unë këndojë dhe në anglisht dhe frëngjisht. Më pëlqen aktrimi poshtu ka marrë pjesë në disa aktivitete.
Të jetosh me një fëmije autik, dhimbja mund të mbajë dashuri.



