Kriza e çmimeve, Kortoçi: Qeveria e ka lënë në rrjedhje të lirë, duhet mbështetje urgjente për kategoritë në nevojë

Kriza e çmimeve, Kortoçi: Qeveria e ka lënë në rrjedhje të lirë, duhet mbështetje urgjente për kategoritë në nevojë

Një ditë më parë, guvernatori i BSH, Gent Sejko, tha se paralelisht me rritjen e normës bazë të interesit do të ketë edhe rritje të çmimeve. Për eksperten e ekonomisë, Teuta Nunaj Kortoçi, kjo e bën të domosdoshme mbështetjen e familjeve në nevojë me masa shtesë. Kortoçi tha se paketa e qeverisë për të përballuar krizën e çmimeve ishte e pamjaftueshme, madje pjesa më e madhe e saj u shit si ndihmë, pavarësisht se ishte parashikuar në buxhetin e këtij viti.

Paketa ka qenë e paplotë që në fillim. Pjesa më e madhe ishin parashikuar në buxhet dhe u shitën si ndihmë për qytetarët. Ne shohim se çmimet vijnë duke u rritur, ndërsa pagat dhe pensionet nuk kanë ndryshuar. Kjo ka rënduar buxhetet dhe ulur konsumin. Qeveria duhet ta marrë në konsideratë që këto shtresa kanë nevojë për mbështetje. Qeveria e ka lënë rritjen e çmimeve në rrjedhje të lirë. Nuk ka mbështetur me subvencione apo rritje në vlerë.

Kortoçi tha se ekonomia shqiptare mbetet lehtësisht e ndikueshme nga çdo lloj krize.

Parashikimet e BSH kanë ndryshuar vazhdimisht. Edhe vetë ecuria e ekonomisë është jo stabël në ndryshueshmëri. Ekonomia shqiptare po i drejtohet një qëndrueshmërie. Duke qenë se ekonomia shqiptare është shumë e varur nga importi. Por ky stabilitet mund të lëkundet pasi çdo lloj krize e lëndës së parë ndikon menjëherë. Pra është stabilitet i brishtë që ndikohet nga çdo lloj ndryshimi.

Lidhur me parashikimet për rritje çmimesh, Kortoçi tha se kjo do të rëndojë direkt te konsumatori fundor.

Nga BSH parashikohet rritje çmimesh përgjatë vitit 2022. Kemi rritje të çmimeve të bulmetit dhe kompanitë kanë deklaruar edhe rritje të çmimit të lëngjeve. Çdo rritje kostoje përcillet te konsumatorë. Konsumatori final merr pasojat e çdo kostoje. Ndaj BSH vepron përmes rritjes së normës së inflacionit.

Rritja e normës së interesit do të thotë shtrenjtim i kredisë. Rritja sjell edhe rritje të depozitave. Pra qytetarët nuk shpenzojnë në këtë kohë krize dhe kursimet i kanalizojnë në rrugë bankare.

Ndryshimin e shpeshtë të politikave nga ana e BSH-së, Kortoçi e shpjegon me sasinë e madhe të parasë informale në Shqipëri dhe ndikimin direkt nga importet.

Ka një efekt sa i përket normave të rritjes së interesit. Ne kemi një sasi parash jashtë bankave. Ndaj çdo politikë e bankës sjell gjithmonë efekt më të kufizuar. Ndaj BSH ndryshon shpesh masat.

Aktualisht kemi një ndryshim të parashikimi dhe pritet që inflacioni të stabilizohet.

Duke qenë se Shqipëria është treg i hapur dhe me ndikim të thellë nga importet, automatikisht importojmë në ekonomi çdo lloj krize. Kjo e detyron BSH të rishikojë herë pas here politikat.

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy