Lezhë, rritet numri i fëmijëve të prekur nga Covid-19

Lezhë, rritet numri i fëmijëve të prekur nga Covid-19

Numri i fëmijëve të prekur nga Covid-19 ka pësuar rritje në Lezhë. 15 fëmijë të moshave nga 2 deri në 15 vjeç janë aktualisht të infektuar dhe këto raste janë identifikuar brenda 1 muaji. Pjesa më e madhe janë me simptoma të lehta të sëmundjes, ndërsa vetëm 5 fëmijë po marrin mjekim më të specializuar.

Shefi i pediatrisë në Spitalin Rajonal të Lezhës, Mark Marku është shprehur se fëmijët virusin mund ta kenë marrë nga familjarë, por nuk përjashton as institucionet arsimore.

Referuar situatës së krijuar në këtë qark, bluzat e bardha u bëjnë apel prindërve apo edhe shkollave e kopshteve që të tregohen të kujdesshëm, e mos të pranojnë fëmijë që kanë shenja të Covid-19.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy