Forcat ruse në tokën ukrainase vazhdojnë bombardimet. Rusët kanë goditur Kievin, Odessa Dnipro dhe Zaporizhzhia ku ka pasur 7 viktima.
Por shqetësimi është edhe për të ftohtin e madh që vjen. Reshjet e para të borës në Kiev si dhe fillimi i dimrit do të ndikojnë në operacionet e luftës, si dhe në jetën e civilëve, duke pasur parasysh, bastistjet e përsëritura të Moskës në rrjetin energjetik të Ukrainës.
“Për momentin ka mbi dhjetë milionë ukrainas pa energji elektrike”, njoftoi Presidenti Zelensky në mesazhin e tij të mbrëmjes, duke specifikuar se ndërprerjet e energjisë kryesisht përfshijnë rajonin e Kievit.
Të enjten, Rusia goditi Ukrainën me një breshëri të re raketash, duke goditur më shumë instalime energjetike dhe ndërtesa civile më pak se dy ditë pas një prej bombardimeve të saj më të rënda deri më tani.
Kjo ka qenë një taktikë ruse e kohëve të fundit pas pengesave në fushën e betejës dhe ndikimi i saj ka filluar të ndihet më i mprehtë.
Njerëzit në Kiev u zgjuan nga një batanije dëbore të enjten në mëngjes dhe mbylljet emergjente të energjisë kanë bërë që shumë nuk kanë ngrohje në shtëpitë e tyre.
Ukrainasit po i marrin seriozisht alarmet e sulmeve ajrore pas sulmeve të fundit të gjerë.



