Rrjedhja e të dhënave, Buxhuku: Marketing negativ, step investitorët e huaj

Rrjedhja e të dhënave, Buxhuku: Marketing negativ, step investitorët e huaj

Gjergj Buxhuku, administrator i Konfindustrisë, e sheh si pengesë për investimet e huaja rrjedhjen e të dhënave të qytetarëve shqiptarë, pas sulmit të hakerave iranianë. Në studion e MCN Economy, Buxhuku tha se publikimi i të dhënave duhet të shërbejë si zile zgjimi edhe për kompanitë që menaxhojnë të dhënat e klientëve.

 Sektori i call center është i përhapur edhe në Perëndim. Kompanitë në Shqipëri janë kompani bijë të atyre në vendet e tjera. Biznesi bëhet në Shqipëri, tregjet janë në vendet e pasura. Problemi duhet parë në kuadrin e një zhvillimi makro. Ato biznese vijnë në Shqipëri për çështjen e sistemit fiskal dhe pagës. Nuk dua t’i ndaj investitorët e huaj nga ata shqiptarë. Të dy palët investojnë para. Në pjesën e kibernetikës ne jemi lojtarë. Siç kërkojmë të përfitojmë, ashtu duhet edhe të kuptojmë se duhet të marrim masa për t’u mbrojtur. Përsa u përket investitorëve të huaj, në momentin që shohin se në rrjetin e të dhënave ka pasiguri, ka stepje, është marketing negativ. Këto mund të jenë të dhëna periferike, por më mirë që ndodhën për të na kujtuar ku jemi, çfarë nuk kemi bërë mirë dhe çfarë duhet të bëjmë.

Sipas Buxhukut, bizneset duhet të investojnë në mbrojtjen kibernetike, pavarësisht nga masat që merr shteti.

Sa më shumë që futet shteti në mes, ne duhet të shohim si është kjo kolonë vertebrale. Bizneset kanë përgjegjësinë e tyre për të kuptuar se pavarësisht çfarëdolloj gjëje, edhe në rastin e shtetit perfekt, bizneset duhet të investojnë në mbrojtjen kibernetike.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy