Starova: Polonia për turp, lojtarët folën në fushë që Argjentina të mos shënonte më

Starova: Polonia për turp, lojtarët folën në fushë që Argjentina të mos shënonte më

Sulejman Starova, specialist futbolli, në emisionin “Skaneri i Botërorit”, analizoi ndeshjet e ditës së sotme në Botëror.

Starova tha se Polonia ishte për turp, duke thënë se ndeshja nuk shihej me sy në fund. Më tej ai tha se lojtarët kanë folur në fushë 100%, që argjentinasit të mos shënonin më, që të eliminohej Meksika.

Me këtë shembull që na dha Argjentina, nga një skuadër inegzistente, sot u fut te pretendentët. Holanda duhet të rrisë nivelin, nuk do e kenë të sigurt ndaj SHBA. Franca me Poloninë e kalon pa vështirësi.

Kur humbet një ndeshje, si ajo me Arabinë   Saduite, morën një goditje dhe duhej ndeshja e sotme që të bënin llogaritë. Duhet marrë në konsideratë edhe një kundërshtar mediokër.

Polonia ishte për turp. Unë lusja Zotin që Meksika të bënte golin. Nga fundi u bë që të fikje telefonin. Kanë folur lojtarët në fushë me 100% që ata të Argjentinës të mos bënin më gol. Ishte një turp, ato 10 minuta nuk mbaronte loja.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy