Temperaturat do të jenë në rritje, parashikimi i motit për sot

Temperaturat do të jenë në rritje, parashikimi i motit për sot

I ftohti siberian gradualisht po tërhiqet nga territori Shqiptar duke bërë që në vendin tonë të rikthehen temperaturat tipike përsa i përket muajit Shkurt.

Shqipëria edhe përgjatë të shtunës do të mbetet nën dominimin e masave ajrore të qëndrueshme, të cilat do të sjellin orë të shumta me diell kryesisht në zonat bregdetare dhe në një pjesë të mirë të qyteteve të zonës së ulët.

Ndërsa në zonat malore here pas here pritet të ketë kalime të pakta të vranësirave të cilat më të dukshme do të jenë në pjesën e dytë të ditës.

Sipas meteoalb, temperaturat e ajrit do të vijojnë rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga -7°C deri në 15°C.

Era do të fryjë lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Kosovë

Republika e Kosovës parashikohet që përgjatë gjithë 24 orëshit të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë në pjesën e parë të ditës në zonat perëndimore dhe Jugore.

Ndërsa në orët vijuese do të ketë shfaqje të vranësirave në një pjesë të mirë të vendit, ku më të fokusuara do të jenë në zonat Veriore dhe Lindore të Kosovës. POR nuk do të mund të gjenerojnë reshje.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy