Meta shkon në selinë e PD, takon Berishën

Meta shkon në selinë e PD, takon Berishën

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shkuar ditën e sotme në selinë e Partisë Demokratike për të takuar kryedemokratin Sali Berisha. Takimi mes tyre i nisur rreth orës 11.30 vjen një ditë pas rezultatit të zgjedhjeve të pjesshme të Rrogozhinës, ku fitoi kandidati socialist Edison Memolla, përballë kandidatit të opozitës Shkëlqim Hoxha. Nuk dihet qëllimi i takimit mes dy liderëve të opozitës, ndërkohë që mendohet se në fokus të bisedës të jetë aksioni i ardhshëm opozitar. Lidhur me zgjedhjet në Rrogozhinë, Berisha i cilësoi një ditë më parë si “farsë elektorale”, duke thënë se u konstatuan manipulime të hapura, fletë votimi të përgatitura paraprakisht, fotografim i fletëve të votimit në qendrën e votimit, votime në grupe dhe votime familjare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy