Nunaj: Korrupsioni, pengesë për investimet e huaja. Nuk afrohen kompani, por vetëm blerës apartamentesh

Nunaj: Korrupsioni, pengesë për investimet e huaja. Nuk afrohen kompani, por vetëm blerës apartamentesh

Ekspertja e ekonomisë, Teuta Nunaj, thotë se ndikimi i korrupsionit te investimet e huaja është i drejtpërdrejtë dhe e fut ekonominë në një rreth vicioz.

Korrupsioni ndikon direkt te investimet e huaja. Nëse i referohemi vlerës së investimeve të huaja përgjatë 2022, kemi rreth ¼ e tyre, që janë blerje njësish banimi. Pra janë investime individuale dhe jo të kompanive që rrisin nivelin e punësimit. Me këto investime përfitimi i ekonomisë është momental. Moshapja e vendeve të reja të punës e ngadalëson ekonominë. Perceptimi për investimet e huaja në rënie krijon mungesë besimi. Sa më i pabesueshëm të jetë një vend për investime në tregun ndërkombëtar, aq më shumë tkurren investimet e huaja.

Duke u ndalur te vlerësimi i fundit i “Standard & Poor’s” për ekonominë shqiptare, që konfirmoi një perspektivë pozitive, Nunaj tha se kjo lidhet me nivelin makro të ekonomisë.  

Në të tilla raste maten treguesit në nivelin makro dhe jo mikro. Pra, në nivel makro nuk është habi që ne kemi një gjysmë shkalle nivel pozitiv. Në çdo periudhë të caktuar të vitit, institucione të caktuara zhvillojnë analiza.

Kemi uljen e borxhit publik. Mbajtja e euros në nivele shumë të ulëta e ka favorizuar Shqipërinë sepse mund të likuidojë këstet e kredisë më lehtë.

Ekonomia gradualisht ka ardhur duke u stabilizuar dhe kjo reflektohet edhe në të dhëna.

Sipas Nunajt, mënyra më e mirë për të shmangur një krizë është duke krijuar mbrojtje paraprake.

Duhet të punojmë drejt një qëndrueshmërie dhe drejt ruajtjes së rezervave. Nuk e ndalim dot krizën, por duhet të rrisim nivelin e mbrojtjes.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy