Panairi i Librit, 80 mijë vizitorë në 5 ditë. Ja librat më të shitur

Panairi i Librit, 80 mijë vizitorë në 5 ditë. Ja librat më të shitur

Panairi i Librit ka ulur dje siparin pas 5 ditësh aktivitete. Rreth 80 mijë persona përllogaritet të kenë vizituar Panairin e Librit gjatë pesë ditëve. Ashtu si edhe vitet e kaluara, romani mbetet gjinia më e preferuar nga lexuesit. Shtëpitë Botuese kanë nisur të bëjnë bilancet, ndërsa paraprakisht shumica shprehen të kënaqura me shitjet, raporton “Ora”.

“Pushteti” i Blendi Fevziut kryeson renditjen e titujve më të shitur në Panairin e Librit 2016, i pasuar nga “Kryeministri” i Ben Blushit. Të dhënat nuk janë ende zyrtare, por Shtëpia Botuese që është e njëjta për të dy librat thotë se shitjet kanë kaluar 3500 kopje për titull. “Mikesha gjeniale” e Elena Ferrante me rreth 1800 kopje të shitura dhe pseudoromani i Edmond Tupes ‘Po shkoj të kap Enisin’, me rreth 1200 kopje vijojnë listën.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy