Një grua në Kuçovë gjendet e mbytur në një kanal, identifikohet autori i krimit

Një grua në Kuçovë gjendet e mbytur në një kanal, identifikohet autori i krimit

Një 63-vjeçare është gjetur e pajetë mbrëmë në fshatin Kozare të Kuçovës.

Gruaja është gjetur pa shenja jete brenda një kanali, gjysme e zhveshur.

Viktima është identifikuar si Fatime Resuli.

Lidhur me rastin është arritur të identifikohet autori i krimit. Policia njofton se ka arrestuar fqinjin e saj Fetah Marra, 58 vjeç, i cili është marrë në pyetje nga Policia.

Nga rezultatet e autopsisë rezulton se shkaku i vdekjes ishte mbytja me duar.

Njoftimi i policisë Kuçovë

Mbyti 64-vjeçaren dhe e hodhi në kanal, Policia zbardh ngjarjen dhe identifikon autorin e dyshuar.

Vihet në pranga 58-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë, pas marrjes së njoftimit për një shtetase të pajetë në kanal, në fshatin Havaleas, Kuçovë, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje, së bashku me grupin hetimor.

Falë veprimeve të shpejta dhe informacioneve të grumbulluara u bë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kuçovë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. M., 58 vjeç, banues në fshatin Havaleas, Kuçovë, i cili dyshohet se për motive të dobëta, e ka mbytur dhe e ka lënë në një kanal shtetasen F.S., 64 vjeçe, banuese në fshatin Havaleas, Kuçovë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy