Një protestë po zhvillohet nga blegtorët në Urët e Kardhiqit në Gjirokastër kundër uljes së çmimit të qumështit nga 180 lekë në 120 lekë për letër.
Bëhet fjalë për një valë protestash, në disa rrethe të vendit, ku blegtorët shprehen kundër monopolit të fabrikave.
Reporterja e Mcn tv Jonida Qirko raporton se blegtorët kanë bllokuar rrugën në Kardhiq. Ata shprehen se nuk do të largohen pa ardhur kryeministri Rama dhe ministrja e Bujqësisë.
Më herët një blegtor 64-vjeçar nga Delvina duke folur për Mcn Live u shpreh:
Vij nga Delvina. Qëllimi ynë është prodhimi blegtoral që ne e kemi bio dhe vënia e çmimit real. Kërkojmë ministren për takim te Ura e Kardhiqit ditën e hënë. Ne do të vazhdojmë protestat. Punojmë për hiç. Kemi vështirësi të prodhimit dhe lodhje fizike një herë. Ka abuzime derisa nuk rritet prodhimi. Nuk na thonë që çmimi i qumështit është kaq për kg. Si individ unë kam të paktën 180 kuintal qumësht. Në drejtim të qumështit nuk ka subvencione nga shteti, vetëm për blegtorinë, 30 mijë lekë për 300 krerë që kam. Sot e kemi filluar me metoda të dialogut, nesër do bllokojmë edhe rrugën dhe do derdhim qumështin. Përfitojnë kompanitë serbe që prodhojnë, se kompanitë tona nuk prodhojnë qumësht këtu. Edhe barinjtë janë detyruar këtu tani të shesin bagëtitë. Këta janë djem të rinj dhe nuk u del. Nuk kanë më mundësi ta përballojnë”.



