Beqaj reagon pas lirimit nga paraburgimi: Kam qëndruar padrejtësisht për 15 muaj, rishihemi në shtator

Beqaj reagon pas lirimit nga paraburgimi: Kam qëndruar padrejtësisht për 15 muaj, rishihemi në shtator

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka reaguar për herë të parë pas vendimit të Gjykatës për zëvendësimin e masës së sigurisë nga paraburgimi në "arrest në shtëpi", duke e cilësuar qëndrimin e tij në paraburgim si të pajustifikuar.

 

Në reagimin e publikuar, Beqaj shprehet se nuk ka qenë asnjëherë "i burgosur", pasi nuk ka një vendim të formës së prerë ndaj tij, por ka qëndruar për 25 muaj në paraburgim në kuadër të hetimeve të SPAK.

 

"Gjykata vendosi se qëndrimi im në paraburgim nuk mbështetej më në dispozitat e procedurës penale. Afatet ligjore të paraburgimit kishin përfunduar.

 

Ai pretendon se gjatë 15 muajve të fundit ka qenë "padrejtësisht në paraburgim", ndërsa thekson se ndaj tij nuk ekziston ende asnjë vendim dënues, qoftë edhe në shkallën e parë.

 

"Kam qëndruar padrejtësisht në paraburgim gjatë 15 muajve të fundit. Ende nuk kam asnjë dënim, as në shkallën e parë.

 

Beqaj shton se aktualisht përballet me tri procedime penale në SPAK, por sipas tij, hetimet nuk kanë provuar pasurim të paligjshëm.

 

"Gjatë gjithë këtyre hetimeve nuk është gjetur as edhe një qindarkë apo një cent që të tregojë se pasuria ime është shtuar në mënyrë të paligjshme.

 

Në fund të reagimit, ai shprehet i lumtur që është rikthyer pranë familjes dhe thotë se në shtator do të marrë pjesë në proceset gjyqësore jashtë kafazit të sigurisë.

 

Beqaj pati edhe një koment për ish-kryeministrin Sali Berisha, duke iu referuar deklaratave të këtij të fundit.

 

"Nuk do t'i përgjigjem këtu, sepse në vjeshtë do t'i jap mundësinë të thotë edhe më shumë, kur të vijë si dëshmitar në procesin për koncesionin e instrumenteve kirurgjikale.

 

Reagimin e mbyll me mesazhin: "Pushime të mbara! Rishihemi në shtator."

 

May be an image of text that says 'dhe porosi Fundii njễ paraburgimi pajustifikuar! pati shumë lajme gjykata Te kishte liruar sot, nuk kam qenë asnjë ditë burgosur është një personi publike: kam qenë pe pandehur muaj paraburgim, SPAK-u, por, mẽ penale. ligjore paraburgim dates Vendimii djeshëm Në atë një arsyetua argumentet kuadër një hetimi muajsh nuk kam marrë asnjë dënim, qofte edhe shkallen par. paraburgim përfunduar, edhe nga seancës provat paraqitura vijuar gjykimin. №e fakt, kam qëndruar gjatë muajve fundit. Akuzohem lartë, kundërshtim Kushtetutën, Kodin Procedurës vendime gjyqësore tẽ drejtpërdrejt shërbyer për vjet gjysmë Përgjithshëmi procedurës vendimin organit akuzës. dhenë ditë akuzës ishin iShëndetësisë dhe për'

 

May be an image of text that says 'marra bashku, procedime SPAK, me hetime zgjasin prej vjetësh: Megjithatë, ende asnjë dënim, Gjatë gjithë këtyre hetimeve nuk është gjetur edhe një gindarkë apo një tregojë pasuria ime është Tenyre paligjshme, pasojë veprimeve ose mosveprimeve lidhura detyrate shtetërore. lumtur Ae ndodhem pranë sime. shtatori, marr pjesë proceset penale elektronik fashikujve hetimorë. drejta, dhe penal, paligjshme nga gjykatat, organi akuzës dhe mundësi vazhdojë betejën për rregullt ligjor barazisë Mora vesh kishte dërguar selam edhe doktor sepse vjeshtë mundësinë thotë edhe dëshmitar procesin koncesionin instrumenteve kirurgjikale. mbara! shtator. Ae, duke filluar nga dhe kem akses garantuara Konventa mohuar mënyrët shërbejnë Rishihemin'

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy