Sondazhi: Një në tre punonjës të OKB është ngacmuar seksualisht

Sondazhi: Një në tre punonjës të OKB është ngacmuar seksualisht

Një e treta e punonjësve të Kombeve të Bashkuara kanë pranuar se janë ngacmuar seksualisht vitet e funti. Ky është rezultati i një sondazhi të brendshëm.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, në një letër drejtuar personelit, shprehet se “sondazhi na bën të reflektojmë se ca gjëra duhet të ndryshojnë”.

Rreth 33% e të intervistuarve kanë referuar të paktën një rast ngacmimi seksual në dy vitet e fundit, por shifra arrin në 38.7% për ata që kanë hasur një forma të ngacmimit seksual gjatë të gjithë përvojës së tyre në Kombet e Bashkuara.

Rasti më i zakonshëm ka të bëjë me histori apo batuta me sfond seksual ofensiv apo komente të tilla për pamjen e jashtme apo aktivitetin seksual.

Punonjësit e OKB-së kanë raportuar se janë përballur me tentativa për t’u përfshirë në diskutime mbi çështje që kanë të bëjnë me seksin, gjeste offensive dhe prekje.

Sondazhi është kryer nga Deloitte në nëntor të vitit 2018.

Dy nga tre personat që raportohen si ngacmues janë meshkuj dhe një në 4 është drejtues.

Në sondazh kanë marrë pjesë 30 364 mijë punonjës, që kanë plotësuar një pyetësor konfidencial online.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy