Trump dënon sulmin: Terroristët e Londrës njiheshin nga shërbimet sekrete

Trump dënon sulmin: Terroristët e Londrës njiheshin nga shërbimet sekrete

Donald Trump dënoi sot terroristët që zhvilluan atentatin në Londër dhe pohoi se ata njiheshin nga “Scotland Yard” (shërbimet sekrete britanike) para sulmit, duke shkaktuar menjëherë kritikat e kryeministres britanike, Theresa May që i cilëson këto deklarata si spekulime.

“Një tjetër sulm në Londër nga terroristë që njihen. Këta janë njerëz të sëmurë dhe të çmendur që ishin nën shënjestrën e Scotland Yard. Duhet të jemi proaktiv!”, shkruan presidenti amerikan në “Twitter”.

Më pas ai shtoi në një mesazh të dytë se “duhet të merremi terroristët që njihen në mënyrë më të ashpër. Interneti është mjeti kryesor i rekrutimit që duhet t’ua bllokojmë dhe ta përdorim më mirë!”.

Autoritetet britanike nuk kanë publikuar asgjë mbi identitetin e autorëve të sulmit në metronë e Londrës, të zhvilluar nëpërmjet një pajisje eksplozive artizanale, sipas njësive të kundër terrorizmit të policisë londineze.

Atentati ka shkaktuar plagosjen e të paktën 22 personave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy