Bashkimi Europian ka rënë dakord të blejë deri në 300 milion doza vaksinë koronavirusi BioNTech-Pfizer, pasi ajo rezultoi të ishte 90% e suksesshme. Kompanitë deklaruan se dorëzimi do të fillojë të bëhet në fund të këtij viti.
Nga ana tjetër BE refuzoi të japë detaje për këtë marrëveshje, duke thënë se ‘disa hapa të tjerë’ janë në plan derisa të mbërrihet në këtë pikë.
Më herët rezultoi se vaksina në fjalë kishte një efektivitet në masën 90% te njerëzit e prekur me koronavirus.Të hënën, zhvilluesit e tij, Pfizer dhe BioNTech, thanë se ishte testuar në 43,500 njerëz të cilët nuk kishin shfaqur efekte anësore.
Kompanitë planifikojnë të aplikojnë një miratim emergjent që do të jetë gati në fund të nëntorit.



