Tensionet në Zyrën Ovale, Beqa: Palët kanë interesa të ndryshme, e vetmja zgjidhje e mundshme është bërja e Ukrainës kurban (VIDEO)

Tensionet në Zyrën Ovale, Beqa: Palët kanë interesa të ndryshme, e vetmja zgjidhje e mundshme është bërja e Ukrainës kurban (VIDEO)

Mentor Beqa, studiues i marrëdhënieve ndërkombëtare i ftuar në studion e lajmeve në MCN TV ka komentuar takimin mes tensionesh të Presidentit Trump me Zelenskyn për të cilin u shpreh se tensionet e kësaj natyre janë normale kur negociohet për të mbyllur një luftë, por këto zakonisht ndodhin në prapaskenë jo në publik dhe nga kjo humbëse është Ukraina.

Ai tha se Zelensky e sheh mbështetjen e e SHBA-ve si një avantazh, teksa theksoi se është e pamundur të gjendet një pikë e përbashkët mes tyre pasi të gjitha palët e përfshira kanë interesa të ndryshme.

Sipas tij e vetmja zgjidhje e mundshme është bërja e Ukrainës kurban, prandaj e sheh të pamundur një marrëveshje paqeje.

Egot i kanë ushqyer të dy, por humbëse është Ukraina dhe se kam fjalën për Zeleskyn, por Ukraina nuk fiton asgjë nga kjo sjellje. Kemi të bëjmë me dy politikanë që vijnë nga bota e biznesit dhe spektaklit dhe ne pamë një performancë në zyrën ovale që s’ka ndodhur ndonjëherë, e paprecedentë.

Tensionet e kësaj natyre janë normale kur negociohet për të mbyllur një luftë, por këto zakonisht ndodhin në prapaskenë jo në publik, media dhe grupet negociuese negociojnë dhe udhëheqësit janë ata që vendosin pikat mbi i dhe i japin miratimin përfundimtar një marrëveshje të mundshme.

Rusia është e fituara e madhe në këtë rast sepse është e qartë se Ukraina po humbet mbështetjen e  SHBA gradualisht që është mbështetja kryesore që ka mbajtur në këmbë atë, dhe në fakt e deklaroi dhe Trump pas dështimit të takimit që mesa duket Zelensky e sheh mbështetjen e SHBA si avantazh, por do ja heq dhe nëse kjo ndodh kemi një avantazh të hapur ndaj Rusisë.

I pyetur nëse mund të bëhet mbyllja e luftës nëse nuk do Ukraina dhe BE, Beqa tha se kemi pikëpamje të ndryshme për mënyrën se si duhet të dalim nga kjo luftë, por duket e pamundur gjetja e pikës së përbashkët nga palët sepse ato kanë interesa të ndryshme nga njëra tjetra.

SHBA kanë botëkuptim pragmatik dhe kanë interesat e tyre, Rusia natyrisht që ka interesat e veta dhe është pothuajse e pamundur të lëshojë atë që e ka marrë me luftë dhe 700 mijë ushtarë të vrarë dhe që gjendet në një situatë ku është duke e fituar luftën.

Nga ana tjetër kemi Ukrainën që ka humbur 20% të territorit dhe të mos i japësh as garanci se nuk do ndodhë një luftë në të ardhmen është problem i madh. Pra palët kanë interesa të ndryshme dhe ti pajtosh ato është e vështirë dhe ne po e shohim se çfarë po ndodh.

Të gjitha këto tensione janë reflektim i një problematike strukturore që BE bën të pamundur gjetjen e një zgjidhje. E vetmja zgjidhje e mundshme është bërja e Ukrainës kurban. Faktet historike janë se të dyja palët kanë pushtuar njëra tjetrën. Nuk ka gjasa për një marrëveshje paqeje, është pothuajse e pamundur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy