Më në fund bashkë/ Microsoft do të sjellë Windows 10 me Linux të përfshirë në paketë

Më në fund bashkë/ Microsoft do të sjellë Windows 10 me Linux të përfshirë në paketë

Janë të panumërta gjërat që do ta habisnin pa masë një person që udhëton në kohë (nëse kjo do të ishte e mundur) nga viti 2009 në vitin 2019. Por më e reja është ajo e Linux-it që do të përfshihet në versionin më të fundit të Windows-it.

Microsoft aktualisht ofron Windows Subsystem për Linux për përdoruesit e Windows që duan shërbimin e këtij programi në kompjuterat e tyre.

Por ajo që i ka çuar gjërat një hap më tutje është ndërtimi i versionit të vet të programit që qëndron në bazë të sistemit operativ, Linux, i projektuar posaçërisht për të punuar me Windows. "Kjo është hera e parë që Linux do të përfshihet si një komponent në Windows", thotë Jack Hammons, menaxher i programit për Grupin Linux Systems në Microsoft.

Ky zhvillim vjen dhjetë vjet pasi Microsoft i habiti të gjithë me driver-in për programin Linux, çka shënoi miratimin e konceptit të licencimit të softuerëve open-source dhe fillimin e fundit të marrëdhënieve të konkurrencës së ashpër mes Microsoft dhe Linux. Që atëherë, Microsoft nuk e ka “braktisur” më Linux-in, duke e bërë pjesë të shërbimit të tij Cloud Computing në vitin 2012 dhe më pas prioritet të kompanisë nën drejtimin e Satya Nadella.

Ata që përdorin programin Windows Insider do të kenë akses në këtë risi në fund të qershorit. Microsoft lançoi versionin e vet të Linux-it vitin e kaluar, kur prezantoi Azure Sphere, por një program i plotë Linux që operon brenda Windows-it është një hap shumë më i madh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy