Një sulm të porositur dhe të ekzekutuar nga kryeministri Rama e konsideroi kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta goditjen me grusht ndaj kryedemokratit Sali Berisha.
Meta i cili ishte dëshmitar në vendngjarje, pasi ndodhej pranë Berishës, thotë se synimi ka qenë devijimi i protestës paqësore në një manifestim dhune me viktima.
Dua të shpreh një falenderim të veçantë për liderin e PD, prof. doktor Sali Berishën për menaxhimin e shkëlqyer që i bëri sot atentatit mafioz, të porositur dhe ekzekutuar nga Edvin Kristaq Rama, që kishte vetëm një qëllim. të devijonte një protestë tërësisht paqësore në një manifestim dhune me viktima. Sot Edi Rama në përpjekjet e tij më ekstreme për të provokuar dhe fajësuar opozitën si shkakatare të dhunës, nxori fytyrën e tij të vërtetë që s’ka mafioz ndërkombëtar, të korruptuar, që mund t’ia retushojë dot. Sot Rama u tregoi gjithë shqiptarëve, se është armiku më i madh i paqes sociale dhe bashkëjetesës demokratike të qytetarëve, se është pasuesi më bastard i regjimit që i shkaktoi Shqipërisë aq shumë viktima dhe drama për 5 dekada.
Meta i konsideroi si alibi pretendimet se agresori kishte një kartelë si i sëmurë mendor.
Shumë shpejt Edi Rama do detyrohet të nxjerrë edhe kartelën e tij që e mban të fshehur, për të lehtësuar krimet që ka bërë ndaj shtetit, ligjit dhe interesave kombëtare. Sot kemi të bëjmë me një aksion të mirëplanifikuar, të mirëorganizuar shtetëror dhe policor. Kemi bëjmë me një kontigjent dhe bashkëpunëtor të policisë, të kamufluar si fotograf, që në një moment të caktuar i ka kryer të gjitha veprimet me gjakftohtësi kriminale. Alibitë gjoja me kartelat apo rrethana të tjera...Ai ishte vetë Edi Rama, një njeri i pabesë, burracak.



