Arkitekti njëkohësisht edhe njëri prej ideatorëve të Këndit të Lojrave që është planifikuar të ndërtohet te Parku i Liqenit është shprehur se projekti i jep kryeqytetit një aset të jashtëzakonshëm.
Në një intervistë për studion e Korçës së Televizionit Publik, Wilson ka garantuar qytetarët se parku do të jetë 50 % më i madh se ai aktuali ndërsa ka theksuar se projekteve të kryqytetit nuk iu duhet një publik kritik por një publik kurioz. Ndër të tjera ai është shprehur i surprizuar për protetstat dhe kundërshtitë nga qytetarët dhe Partia Demokratike.



