Dorëheqja e Zaevit, Rashidi: Dilema më e madhe janë marrëdhëniet me Bullgarinë dhe negociatat (VIDEO)

Dorëheqja e Zaevit, Rashidi: Dilema më e madhe janë marrëdhëniet me Bullgarinë dhe negociatat (VIDEO)

Dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev pas humbjes së zgjedhjeve lokale, gazetari Nazim Rashidi e sheh si arsye për pikëpyetje të reja që ngrihen lidhur me procesin e integrimit të Maqedonisë së Veriut në BE. Në studion e lajmeve të MCN TV, përmes një lidhjeje Skype, Rashidi tha se pas zgjidhjes së çështjes së emrit, Zaev kishte krijuar në opinion bindjen se do të kapërcente edhe ngërçin me Bullgarinë, e cila së fundmi u bë pengesë për hapjen e negociatave.

Më shumë se marrëveshja e Prespës, dilemat e mëdha janë çfarë do të ndodhë në marrëdhëniet me Bullgarinë dhe negociatat. Zaev është politikan jotitipik pasi arriti të zgjidhë një çështje si kjo marrëveshje, kur dukej e pamundur. Për këtë arsye u krijua një farë bindje se ai do të zgjidhte edhe çështjen me Bullgarinë.

Sipas Rashidit, dorëheqja e Zaev reflekton formatin e politikanit që ai është.

Zaev konsiderohet si politikan jotipik dhe shumë që e njohin thonë se do ta bënte atë që kishte premtuar. Ishte një bast i madh që ai kishte vënë pas raundit të parë.

Pas dorëheqjes së kryeministrit janë disa skenarët politikë për Maqedoninë e Veriut. Por sipas Rashidit, më shumë se kushdo tjetër, qeverinë e re do ta përcaktojnë lëvizjet që ndodhin brenda koalicionit që Zaev ka drejtuar deri tani.

Kur një qeveri është në dorëheqje, ministrat vazhdojnë të kryejnë detyrën. LSDM merr mundësinë të krijojë një qeveri të ri me një kryeministër tjetër. Këtë e paralajmëroi edhe vetë Zaev, duke thënë se partia e tij do të qeverisë, por jo vetë ai. Ai ka një maxhorancë të brishtë dhe çfarë ndodh më pas varet edhe nga struktura politike e koalicionit të tij.

Janë duke u zhvilluar bisedime mes partnerëve dhe do të vendoset nëse qëndron kjo qeveri apo shpallen zgjedhje të parakohshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy