IPARD-i/ Soko: Abuzimet përmes kompanive të konsulencës, ofertave false dhe fryrjes së kostove

IPARD-i/ Soko: Abuzimet përmes kompanive të konsulencës, ofertave false dhe fryrjes së kostove

Eksperti i ekonomisë Pano Soko duke folur në “Mcn Economy” tha se OLAF ka gjetur tri shtylla kryesore se si abuzohej me fondet e IPARD-it në Shqipëri. Soko thekson se abuzimi kryhej përmes kompanive të konsulencës që transportonin bakshishin, ofertave false si dhe fryrjes së kostove. Soko thotë se BE ka qenë e qartë që kostot e abuzimit do mbulohen nga qeveria shqiptare. 

 

"Fermeri sot s’do të marrë fonde që ishin të destinuar për të sepse disa njerëz kanë abuzuar. Kam lexuar raportin përfundimtar, disa fashikuj. Aty përmenden raste të përdorimit të konsulentëve, ndërmjetësve, për përfitim. Nëpërmjet konsulentit shkonte bakshishi për atë që kishte dhënë fondin. OLAF-i kishte evidentuar raste të ofertave false. 

 

Aplikantët përcaktoheshin si njerëz të papërshtatshëm dhe pa destinacion të vërtetë investimet në bujqësi, por përdorimi i mekanizmit fals për të përfituar fonde që më pas alokoheshin në biznese dhe destinacione të tjera. OLAF-i ka përmendur edhe shumat e fryra që përfshiheshin në aplikim. Një telefon që kushton 500 mijë lekë, ti në aplikim e shkruan sikur kushton 5 milionë lekë. 

 

OLAF-i dyshoi që 33 milionë euro janë përdorur në mënyrë të papërshtatshme, ky ka qenë titulli në preambulën e raportit. Rastet janë tre, ose kompanitë e konsulencës që përdoreshin si mushka që transportonin bashkishin nga përfituesi te dhënësi i fondit. 

 

Ofertat false që paratë që do shkonte në bujqësi e çonin diku tjetër, dhe e treta kostot e fryra. Këto janë tre shtyllat kryesore që OLAF-i gjeti si gjetje. BE ka qenë i qartë kostot e abuzimit do t’i mbulojë qeveria shqiptare, dhe të çojnë përpara përgjegjësitë penale për çdo rast".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy