Moti i keq shkakton probleme në transportin detar, vonesa në mbërritjen e trageteve

Moti i keq shkakton probleme në transportin detar, vonesa në mbërritjen e trageteve

Moti i keq ka shkaktuar vonesa në nisjen dhe mbërritjen e trageteve në portin e Durrësit. Për shkak të kushteve aspak të favorshme detare, një nga tragetet e linjës Bari-Durrës që duhej të mbërrinte në mëngjes në Durrës, ka shtyrë lundrimin dhe është nisur drejt portit shqiptar mëngjesin e sotëm dhe parashikohet të mbërrijë pas orës 14:00. Rreth pesë mijë pasagjerë pritet të mbërrijnë në Durrës në orët në vijim.

Përkeqësimi i motit përkon me periudhën kur rritet fluksi i kthimit në Shqipëri të emigrantëve që jetojnë në vendet fqinje si Italia.

Moti i keq ka ndikuar edhe në transportin detar me anije të tonazhit të rëndë dhe në peshkim. Këto dy aktivitete janë pezulluar deri në përmirësimin e kushteve të motit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy