Zgjedhja e Presidentit të  ri, Pëllumbi: Kërkojmë gjuhë bashkëpunimi me opozitën në këtë mandat (VIDEO)

Zgjedhja e Presidentit të ri, Pëllumbi: Kërkojmë gjuhë bashkëpunimi me opozitën në këtë mandat (VIDEO)

Ftesë për dialog, apo diversion? Kjo është një nga pikëpyetjet e ngritura pas ftesës së kryeministrit Edi Rama për të gjetur konsensusin me Partinë Demokratike për zgjedhjen e një presidenti të ri.

Lidhur me këtë i ftuar në studion e lajmeve të MCN TV ishte Sekretari Organizativ i PS, Arben Pëllumbi i cili e argumentoi këtë si një vizion të kryeministrit dhe vetë Partisë Socialiste i vendosur para zgjedhjeve të 25 prillit për të drejtuar vendin përmes një fryme bashkëpunimi me opozitën.

Në fakt nuk ka të bëjë me këtë gjë, sepse ka qenë një vizion i hershëm i kryeministrit Edi Rama dhe Partisë Socialiste para datës së zgjedhjeve që pas 25 prillit mënyra e konceptimit për të drejtuar vendin do të ishte krejt ndryshe. Ne propozojmë për këtë mandat për të pasur një gjuhë bashkëpunimi, konstruktive me opozitën në të mirë të vendit”, tha Pëllumbi.

Ndërsa i pyetur se Kryeministri e bëri fakt të kryer largimin e Metës, por çfarë ndodh nëse Kushtetuesja nuk u jep të drejtë dhe se kjo do të ishte një tjetër betejë e humbur me Ilir Metën, Pëllumbi deklaroi se Presidentin nuk do e largojë PS, por parlamenti që më pas do i drejtohet gjykatës kushtetuese.

Një njeri kur zgjidhet ka një pozicion të caktuar. Kur e zgjodhëm Ilir Metën në atë kohë nuk i kishim 71 mandate dhe asokohe kishim nevojë për votat e LSI. Sot po flasim kur në atë pozicion Ilir Meta ka bërë shkelje të mëdha të Kushtetutës dhe për këtë ne do të mbajmë qëndrim. Do të bëhet e gjithë procedura parlamentare ku komisioni hetimor do të shohë nëse veprimet e Metës janë në shkelje dhe më pas parlamenti bën detyrën e vet ku ky material shkon në gjykatën kushtetuese e cila më pas do e shqyrtojë”, u shpreh ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy