Zëvendësministrja shkarkon këshilltaren për të cilën u tha se babai i saj përfitoi nga 2 milionë eurot e vjedhura

Zëvendësministrja shkarkon këshilltaren për të cilën u tha se babai i saj përfitoi nga 2 milionë eurot e vjedhura

Zëvendëskryeministrja Albulena Balaj-Halimi, ka shkarkuar njëren prej këshilltareve të saj.

Balaj-Halimaj, ka bërë të ditur se pas raportimit në media se babai i këshilltares së saj Hajrie Gashi, është i përfshirë në vjedhjen e mbi 2 milionë eurove nga Thesari i shtetit, ka marrë vendim ta shkrakoi atë.

“Pas raportimeve në media se prindi i këshilltares sime Hajrie Gashi është i përfshirë në vjedhjen e mbi 2 milion eurove, kam marrë vendim që znj Hajrie Gashi ,me efekt të menjëhershëm, t’a liroj nga detyra e këshilltares.Znj Hajrie që nga fillimi ka qenë ndër këshilltaret e përkushtuara jashtë mase dhe me sukses ka kryer të gjitha detyrat e ngarkuara nga unë!”, ka shkruar Balaj-Halimaj.

Ajo ka thënë se shkarkimi i këshilltares ka qenë i domosdoshëm edhe pse është e vetëdishme që askush nuk duhet të mbahet përgjegjës për veprimet e familjarëve.

“Edhe pse jam e vetëdijshme që askush nuk duhet të mbahet përgjegjës për veprimet e familjarëve të tij, në këtë rast të saj, për shkak që kemi të bëjmë me një krim shumë të rëndë, lirimin e saj nga detyra e shoh si të domosdoshëm. Këtë vendim e kam marrë për të hequr çdo dyshim para qytetarëve se funksioni i lartë i këshilltares do të mund të përdorej për pengim të drejtësisë!”, ka bërë të ditur zv/kryeministrja nga radhët e Nismës.

Mbi 2 milionë euro të Thesarit të Shtetit, janë zhdukur gjatë këtij muaji. Për këtë rast, deri tash është arrestuar një person, i cili ka punuar qe 11 vite në Thesar, derisa dy të dyshuar të tjerë, janë në arrati. Dyshohet se një pjesë e këtyre parave janë transferuar jashtë vendit, por që tashmë llogaritë bankare të tyre janë bllokuar. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy