LSI i përgjigjet Kryeministrit: Dialog me PD! Zgjedhjet pa opozitën, një farsë!

LSI i përgjigjet Kryeministrit: Dialog me PD! Zgjedhjet pa opozitën, një farsë!

“Zgjedhje pa opozitën nuk mund të ketë pasi do të ishin farsë”.

Kjo deklaratë është bërë nga Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Luan Rama i cili ka komentuar aktualitetin politik.

Në fjalën e tij Rama e cilësoi si emergjente dialogun me PD me qëllim zgjidhjen e ngërçit politik.

“Ne kërkojmë kapërcimin e këtij ngërçit politik. Nga mitingjet nga çadra apo nga zyra duhet të arrihet një dialog politik. Është absurde situata e krijuar nga opozita”. theksoi Rama.

Prej ditësh tashmë Kryeministri Edi Rama ka shprehur vullnetin e PS për të mbajtur zgjedhjet parlamentare të 18 Qershorit, qoftë edhe pa opozitën. 

I pyetur se cili do te jete qendrimi i LSI­se ne Kuvend per dekretimin e Xhafajt si minister i Brendshem, Luan Rama tha se “Çështja e ndryshimit të ministrave është e drejtë eksluzive e kryeministrit. LSI asnjëherë nuk është imponuar, asnjëherë nuk ka kërkuar as LSI dhe as kryetari, nuk kemi kërkuar të largohet ky apo ai ministër. Duke qenë se respektojmë tagrin kushtetutes, çështja e votimit është procedurë e karakterit formal dhe nuk besoj se LSI të ketë arsye ose motiv të votojë ndryshe kur është fjala për votim të ministrave”. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy