Partia Demokratike dhe LSI i kanë kërkuar përmes një letre Presidentit Ilir Meta që të deklasifikojë dhe të publikojë informacionet dhe diskutimet e procesverbalit të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare së një viti më parë në 11 nëntor të vitit 2016 për kanabisin. Letra mban firmën e 7 deputetëve të PD-së dhe të LSI-së: Flamur Noka, Myslim Murrizi, Endrit Brahimllari, Isuf Çelaj, Ervin Salianji dhe Xhemal Gjunkshi dhe Luan Rama.
Deputetët kërkojnë zbardhjen e diskutimeve të bëra në mbledhjen ku është raportuar për situatën e kanabisit, ku ka qenë i pranishëm edhe Saimir Tahiri, në atë kohë në cilësinë e ministrit të Brendshme.
Në atë kohë mbledhja u drejtua nga Presidenti Bujar Nishani, ndërsa deputetët e PD pohojnë se janë dhënë detaje për implikimin e zyrtarëve të policisë së shtetit.



