Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona, A. H., 19 vjeç dhe J. P., 20 vjeç, të dy banues në Vorë të cilët furnizonin grupe kriminale, me armë zjarri, të cilat modifikoheshin me silenciatorë.
Dy të rinjtë u arrestuan në flagrancë, teksa lëviznin me automjet në aksin rrugor “Qafë Kashar-Rinas”.
Atyre iu gjetën 4 armë zjarri pistoleta, të cilat nga hetimet dyshohet se do t’iu shiteshin grupeve kriminale, pas modifikimit me silenciatorë.
Në momentin e arrestimit, në automjet u gjet dhe 1 mjet prerës (thikë).
Në vijim të operacionit, u krye kontroll në banesën e shokut të të arrestuarve, shtetasit G. Sh., 49 vjeç. Në këtë ambient u gjetën 1 dorezë metalike dhe 1 shkop gome.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.



