Papa Françesku i ka dhënë fund pelegrinazhit të tij në Sudanin e Jugut duke kremtuar një meshë ku morën pjesë dhjetëra mijëra njerëz.
Ai i kërkoi kongregacionit të refuzonte helmin e urrejtjes dhe u tha atyre të mos humbnin asnjë mundësi për të ndërtuar paqen.
Po ashtu Papa iu lut udhëheqësve të vendit që të fokusohen në përfundimin e konfliktit.
Para se të largohej, ai i tha turmës: Të dashur vëllezër dhe motra, unë kthehem në Romë me ju edhe më afër zemrës sime.
Në meshën që u mbajt në mauzoleumin John Garang ishin së paku 70 mijë njerëz.
Që kur mori pavarësinë në vitin 2011, vendi është shkatërruar nga lufta civile pasi presidenti u përplas me nënpresidentin e tij të atëhershëm në 2013.



