
Ish-kryeministri Fatos Nano ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në një spital privat në Tiranë. Spitali bën me dije përmes një njoftimi si Nano ndodhet prej disa ditësh i hospitalizuar. Aktualisht ai ndodhet në gjendje shumë të rëndë shëndetësore, pas një arresti kardiorespirator.
"Pacienti ka disa ditë i hospitalizuar, në gjendje të rëndë pas një arresti kardiorespirator. Aktualisht pacienti konsiderohet ne gjendje shumë të rëndë ,me prognozë të rezervuar!"
Nano, 73-vjeç, ka qenë kryeministër i Shqipërisë në vitin 1991, në periudhën 1997-1998, dhe 2002-2005. Ish-kreu i Partisë Socialiste u shkëput nga politika aktive në vitin 2005, pas humbjes në zgjedhjet parlamentare përballë PD-së së Sali Berishës.



