Firmoset memorandumi Fincantieri-KAYO/ Rama: 500 vende të reja pune në Pashaliman, industria ushtarake po rilind

Firmoset memorandumi Fincantieri-KAYO/ Rama: 500 vende të reja pune në Pashaliman, industria ushtarake po rilind

Në Pashaliman të Vlorës u nënshkrua këtë të martë Memorandumi i Bashkëpunimit mes gjigantit italian të industrisë detare ‘Fincantieri’, kompanisë shtetërore të Ministrisë së Mbrojtjes ‘KAYO’ dhe Shkollës Industriale ‘Pavarësia’ në Vlorë. 

Marrëveshja synon zhvillimin e praktikave profesionale dhe krijimin e mundësive të punësimit në fushën e ndërtimit dhe industrisë detare.

 

Në ceremoni mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama, i cili e cilësoi marrëveshjen si një hap të rëndësishëm për përgatitjen e specialistëve të rinj shqiptarë dhe për forcimin e partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Italisë.

 

Rama bëri të ditur se bashkëpunimi me Fincantieri do të sjellë krijimin e 500 vendeve të reja të punës në kantierin detar të Pashalimanit.

 

Janë 500 vende pune që krijohen në këtë territor nga ky partneritet.

 Janë vende pune që kërkojnë njerëz të kualifikuar, ekspertizë dhe që do të jenë të mirëpaguara. 

 

Ata që do të punojnë këtu nuk do të jenë thjesht njerëz me një zanat, por pjesë e sistemit të mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë. 

 

Për këtë arsye, shërbimi në këtë sipërmarrje ka edhe një komponent të rëndësishëm patriotik. 

 

Kryeministri nënvizoi se Fincantieri do të organizojë programe trajnimi për nxënësit e Shkollës Industriale "Pavarësia", të cilët do të kenë mundësi të kryejnë praktikën profesionale në kantieret e kompanisë në Itali.

 

"Investimi përfaqëson një mundësi të rëndësishme për arsimin profesional dhe për të rinjtë shqiptarë që synojnë të ndërtojnë një karrierë në industrinë detare", tha Rama. 

 

Rama kritikoi gjithashtu zërat kundër investimeve të huaja, duke theksuar se ato krijojnë mundësi punësimi dhe zhvillimi për shqiptarët.

 

Të gjitha vendet dhe shtetet, një nga garat kryesore që kanë me njëri-tjetrin, është gara e tërheqjes së investimeve të huaja, të gjithë. 

 

Ideja që investimet e huaja i bien ndesh atdheut është ideja më e marrë që mund të promovohet dhe së cilës i duhet qëndruar vendossmërisht me kurriz. 

 

Këto investime vijnë për shqiptarët, për ata që duan të punojnë dhe të ndërtojnë një karrierë profesionale. 

 

Nuk krijojnë vende pune të keqpaguara, por vende pune që kërkojnë kualifikim dhe ofrojnë paga të mira. 

 

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë njoftoi gjithashtu se qeveria do të miratojë një Akt Normativ për rritjen e financimit të mbrojtjes, në përputhje me angazhimet e Shqipërisë në NATO.

 

Pas këtij takimi, qeveria shqiptare do të miratojë një akt normativ që do ta çojë shpenzimin për mbrojtjen në 2.6% të buxhetit të përgjithshëm të shtetit, në përputhje me objektivat e përcaktuara nga NATO.

 

Sipas tij, rritja e investimeve në mbrojtje do të shoqërohet edhe me zhvillimin e industrisë ushtarake shqiptare.

 

Industria ushtarake po rilind hap pas hapi. Shqipëria ka kaluar nga një vend ndër më të militarizuarit në botë, në një vend që humbi pothuajse gjithçka pas ndryshimit të regjimit. 

Sot kemi mundësinë të ndërtojmë kapacitete të reja, moderne dhe konkurruese. 

 

Drejtori ekzekutiv i Fincantieri-t, Pierroberto Folgiero, theksoi në fjalën e tij se pjesa më e rëndësishme nuk ka të bëjë vetëm me pjesën e kantierit të ndërtimit, por edhe me burimet njerëzore.

 

Folgiero deklaroi se suksesi i industrisë së ndërtimit të anijeve varet mbi të gjitha nga kapitali njerëzor, duke theksuar se kompania synon të investojë në formimin e profesionistëve.

 

Fincantieri nuk është thjesht një ndërtues anijesh por është një orkestrues i njerëzve të talentuar. 

Pra pa njerëzit nuk ka industri dhe nuk ka sukses. 

Ne kemi 230 vite histori ku kemi ndërtuar mijëra anije, kemi 18 punishte që nga SHBA deri ën Vietnam për ndërtimin e anijeve.

 Kemi 9 miliard euro të ardhura, pra jemi trashëgimia e industrisë nga njëra anë, por nuk do të jemi këtu për 10 vitet e ardhshme nëse nuk tërheqim njerëz të talentuar për të punuar në punishtet tona të anijeve. 

 

Sipas Folgiero-s, ndërtimi i anijeve mbetet një industri ku faktori njerëzor është vendimtar, ndërsa çdo euro e investuar në këtë sektor gjeneron të paktën katërfishin e vlerës në ekonomi.

 

Ai bëri të ditur se synimi është krijimi gradual i një ekosistemi që nis nga kapitali njerëzor dhe shtrihet në zhvillimin ekonomik e social përmes ndërtimit të anijeve.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy