Fier, sulmohen hetuesit e BKH-së dhe efektivët e Forcës Operacionale

Fier, sulmohen hetuesit e BKH-së dhe efektivët e Forcës Operacionale

Fier- Disa persona kanë sulmuar shërbimet Operacionale të Policisë së Shtetit dhe hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), ndërsa këta të fundit ndodheshin në terren në kuadër të një operacioni.

 

Drupal Ad

Sipas informacionit paraprak të Policisë së Shtetit, ngjarja ndodhi rreth orës 19:20, në aksin rrugor Fier – Patos, kur punonjësit e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale dhe hetuesit e BKH-së janë goditur për shkak të detyrës nga disa persona të cilët janë identifikuar dhe shoqëruar menjëherë në polici.

Sipas informacioneve të MCN Tv, Shkëlqim Kapllanaj i ka kërkuar hetuesve të BKH-së shpjegime për vendin ku ata kishin parkuar.

Ngjarja është duke u hetuar nga Prokuroria e Fierit, ndërsa nuk ka ende informacion nëse ndonjë nga efektivët ka mbetur i lënduar.

Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy